Një i mitur është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka therur me thikë një person gjatë mbrëmjes së 30 korrikut.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, ku i dyshuari, një i mitur, dyshohet se ka sulmuar me thikë viktimën, gjithashtu mashkull kosovar.
Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente për të sqaruar rrethanat dhe motivet e ngjarjes.
D.L
