Një person është arrestuar në Prishtinë pasi e ka sulmuar me thikë një person tjetër.
Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
“Personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.