Një person për shkaqe ende të panjohura është goditë me thikë nga një person i gjinisë mashkullore.
Rasti ka ndodhur në fshatin Bllagaj të Pejës, ku si pasojë viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, i dyshuari është kërkuar por nuk është gjetur në shtëpi. Rasti vazhdon të hetohet.