Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi që pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë vëllain e tij.
Viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Po në Gjakovë, është arrestuar një perosn, pasi që në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht gjyshin e tij.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.