Një incident i rëndë ka ndodhur të mërkurën në Fushë-Kosovë, ku një person është therur me thikë pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një burrë është arrestuar pasi ka sulmuar një tjetër me thikë, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Hetimet për rrethanat e sakta të rastit janë duke vazhduar./UBTNews/