UBT News

Theret me thikë për vdekje një person në Gjilan

Accident or crime scene cordon tape, police line do not cross. It is nighttime, emergency lights of police cars flashing blue, red and white in the background

Në Gjilan një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga thika, njofton Policia e Kosovës. Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në lidhje me këtë rast.

“Njësitet relevante të policisë së Kosovës kin dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe mjeku kujdestar ku vetëm ka mundur ta konstatojë vdekjen e viktimës i moshës madhore. Policia e Kosovës e ka arrestuar një person i cili dyshohet të jetë i involvuar në këtë rast të rëndë. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Për momentin nuk dihen motivet dhe rrethanat që kanë çuar në këtë rast të rëndë. Hetimet rreth këtij rasti të rëndë janë duke i udhëhequr Hetimet Rajonale nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, njofton PK-ja./UBTNews

Exit mobile version