Në Gjilan një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga thika, njofton Policia e Kosovës. Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në lidhje me këtë rast.
“Njësitet relevante të policisë së Kosovës kin dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe mjeku kujdestar ku vetëm ka mundur ta konstatojë vdekjen e viktimës i moshës madhore. Policia e Kosovës e ka arrestuar një person i cili dyshohet të jetë i involvuar në këtë rast të rëndë. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Për momentin nuk dihen motivet dhe rrethanat që kanë çuar në këtë rast të rëndë. Hetimet rreth këtij rasti të rëndë janë duke i udhëhequr Hetimet Rajonale nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, njofton PK-ja./UBTNews