UBT News

Theret me thikë një shtetas i huaj

Në Prishtinë është therur me thikë një shtetas i huaj. Siç njofton Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën, rreth orës 17:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e therë me thike viktimën mashkull shtetas i huaj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./UBTNews

Exit mobile version