Një person është therur me thikë sot rreth orës 14:30 në Prishtinë. Policia e Kosovës njofton se i lënduari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Rreth orës 14:30 është pranuar informata për një person i cili ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë. I lënduari është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast nga informacionet e mbledhura ka identifikuar të dyshuarin e mundshëm dhe aktualisht ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, njoftoi Policia e Kosovës për UBTNews./UBTNews