Një person është therur me thikë të martën rreth ores 14:10, në rrugën “Isa Boletini” në Prishtinë.
Policia e Kosovës njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari gjendet në arrati.
“Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ishte sulmuar me një mjetë të mprehtë (thikë) nga i dyshuari mashkull kosovar. viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjende në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./UBTNews