UBT News

Theret me thikë një person në Podujevë

Një person është sulmuar me thikë në Podujevë. Policia e Kosovës njoftoi se rasti ndodhi pas një mosmarrëveshje në një lokal të lojërave kompjuterike.

Policia e Kosovës e ka arrestuar të dyshuarin dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në një lokal të lojërave kompjuterike, e ka sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./UBTNews

Exit mobile version