Në raportin njëditor, Polica e Kosovës ka njoftuar se një person ka mbetur i lënduar rëndë si pasojë e një sulmi me thikë që ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Ura e Konakut” në Kaçanik.
Sipas raportit të Policisë, viktima është dërguar me urgjencë në emergjencë për trajtim mjekësor, pasi kishte pësuar plagë që dyshohet se i janë shkaktuar me thikë nga i dyshuari.
Lidhur me rastin, Policia ka reaguar menjëherë duke arrestuar të dyshuarin.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme ligjore.
