UBT News

Theret me thikë një i mitur në Prishtinë

Një i mitur është therur me thikë sot në afërsi të shkollës fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar për UBTNews, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka njoftuar se i lënduari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, ndërkaq i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor.

“Ndërkohë që ka shoqëruar në stacionin policor një të mitur që dyshohet të ketë shkaktuar lëndimin trupor të viktimës me një mjet të mprehtë. Aktualisht policia ka iniciuar në hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, njoftoi Borovci./UBTNews

Exit mobile version