Një grua ka therur me thikë një grua tjetër në rrugën “B” në Prishtinë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka treguar se e lënduara është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 15 :00, kemi marrë informatën se në një qendër tregtare në rrugën “B” në Prishtinë, një person është lënduar. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person (femër). E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast është arrestuar e dyshuara (femër). Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka konfirmuar Ahmeti.