Një person është therur me thikë në Mitrovicë. Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur sot rreth orës 09:40 në rrugën “Mbretëresha Teutë”.
Sipas informatave të para, viktima (rreth 58-vjeçar) ka marrë lëndime trupore, dhe po trajtohet në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.
“Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestinin e personit të dyshuar”, njofton PK-ja./UBTNews