Një 25-vjeçar është therur me thikë këtë të enjte në Prishtinë. Nga policia kanë bërë të ditur se ai është therur me thikë sot rreth orës 14:00 në rrugën “Edit Durham”.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka treguar për KosovaPress se ai është dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 14 :00, kemi marrë informatën për një person të lënduar në rrugë “Edit Durham” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare dyshohet që viktima një mashkull rreth 25 vjeç, ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, tregoi Ahmeti.
Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.