UBT News

Theret me thikë një 19-vjeçar në Drenas

Accident or crime scene cordon tape, police line do not cross. It is nighttime, emergency lights of police cars flashing blue, red and white in the background

Një 19-vjeçar është therur me thikë në afërsi të stacionit të autobusëve në Drenas. I lënduari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Policia e Kosovës ka identifikuar dy persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre.

“Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person mashkull 19 vjeç ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar dy persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre. Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në njoftimin e policisë./UBTNews

Exit mobile version