Policia e Kosovës njofton se pas një mosmarrëveshje, dy persona janë sulmuar me thikë nga persona të paidentifikuar në Fushë Kosovë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktimat janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Rr. 28 Nëntori, F. Kosovë. Është raportuar se dy viktima meshkuj kosovar janë duke u trajtuar në QKUK pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë sulmuar fizikisht me thikë nga person-a të pa identifikuar të cilët pas ngjarjes janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./UBTNews