Në Drenas janë sulmuar me thikë dy nxënës. Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje që kishte ndodhur mes tyre dhe dy të tjerëve, me ç’rast i sulmuan me thikë.
Policia e Kosovës njofton se dy të plagosurit janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (nxënës), pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë dy viktima meshkuj kosovarë (nxënës), të cilët janë duke u trajtuar në QKUK. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./UBTNews