Pavel Durov, themeluesi i aplikacionit të mesazheve Telegram, ka bërë publike një deklaratë të papritur se ai është bërë baba i mbi 100 fëmijëve në 12 vende të botës, përmes dhurimit të spermës. Në një postim në Telegram, Durov shpjegoi se ai nisi të dhuronte spermë para 15 vitesh, pasi një mik i kërkoi ndihmën për shkak të problemeve të fertilitetit.
“Ai tha se ai dhe gruaja e tij nuk mund të kishin fëmijë dhe më kërkoi të dhuroja spermë në një klinikë. Kam qeshur në fillim, por pastaj e kuptova se ishte serioze,” tha Durov.
Ai gjithashtu tha se kjo ishte një formë e tij për të kontribuar në mungesën e spermës së shëndetshme që vërehet gjithnjë e më shumë në nivel global. Durov tani synon të zbulojë kodin e tij të ADN-së për të lehtësuar fëmijët e tij biologjikë të gjejnë njëri-tjetrin në të ardhmen.
Në reagimin e tij, Elon Musk, themeluesi i kompanive të njohura si SpaceX dhe Tesla, shpreh humorin duke cituar një citat të njohur për numrin e madh të fëmijëve biologjikë, siç ishte në rastin e Genghis Khan-it.
Ky lajm ka shkaktuar vëmendje të madhe në mediat sociale dhe ka sjellë diskutime rreth etikës së dhurimit të spermës dhe impaktit të tij në shoqëri./UBTNews/