UBT News

Themeluesi i OpenAI shkarkohet nga detyra, do t’i bashkohet Microsoftit

Sam Altan do t’i bashkohet Microsoftit, njoftoi gjiganti teknologjik, duke i dhënë fund spekulimeve se ai mund të rikthehet në OpenAI pas largimit të tij kaotik.

Shefi ekzekutiv i Microsoftit, Satya Nadella shkroi në X, se Altman mund t’i bashkohet Microsoftit për ta udhëhequr një ekip të ri kërkimor të avancuar të AI-së.

Kurse ish-kryeshefi ekzekutiv i Twitch, Emmet Shear do jetë shefi i ri i OpenAI. Në X ai shkroi se kjo është “mundësi që vjen njëherë në jetë”. Por shtoi se mënyra se si Altman u përjashtua ishte “shumë e ulët” dhe dëmtoi “seriozisht besimin tonë”.

Bordi e shkarkoi Sam Altmanin të premten, nën arsyetimin se e ka humbur besimin në të. Emëroi shefen e teknologjisë të OpenAI, Mira Murati, si shefe të përkohshme ekzekutive./UBTNews/

Exit mobile version