Themeluesi i kompanisë, “Agi Haxhimurati LLC” në Tiranë dhe në Oslo, Agi Haxhimurati, njëherit bashkëthemelues dhe drejtor i Bordit Hardh Fest, ka mbajtur një ligjeratë tematike para studentëve të Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, mbi rëndësinë e branding-ut në marketing.
Kjo ligjëratë u mbajt në kuadër të lëndës së marketingut me profesorin Rajan Arapi, me qëllim të informimit të studentëve rreth temës: “Rëndësia e Branding në marketing” dhe të thellimit të njohurive të tyre për çështjet e marketingut.
Ndër të tjera, në këtë ligjëratë u diskutua edhe për etapat e branding-ut në marketing, për nevojën e promovimit dhe të kreativitetit, si dhe për mënyrën e funksionimit të marketingut nga bizneset vendore.
Ligjëratat e tilla konsiderohen shumë të vyera, për shkak që studentët kanë mundësinë të kuptojnë, debatojnë, si dhe të thellojnë më shumë njohuritë e tyre rreth profesionit.