Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i aplikacionit Duolingo, Luis von Ahn po synon që me versionin e ri matematikor të aplikacionit t’i mbajë larg fëmijët nga TikTok-u dhe Instagrami.
Ky aplikacion që bazohet në matematikën e nivelit fillor, do të lansohet vitin e ardhshëm. Dhe kompania gjithnjë e më shumë i sheh rivalët e saj vetëm si aplikacione të tjera të njohura, sesa si platforma edukimi, pasiqë të gjithë po konkurrojnë për vëmendjen e ekranit.
“Duolingo njihet si platformë për mësimin e gjuhës, por misioni ynë gjithmonë ka qenë gjithëpërfshirja – puna në edukimin sistematik”, deklaroi ai.
“Ndërtimi fizik i shkollave në mbarë botën kushton miliona dollarë, e me telefona të mençur mundemi të arrijmë të dy të tretat e popullatës së botës. Megjithatë problemi me telefonat e mençur është se janë thika me dy tehe – gjithashtu vijnë me gjëra që tërheqin vëmendjen, siç është TikTok”, ka shtuar ai.
Ky aplikacion që u lansua në vitin 2012, ka 40 milionë përdorues mujor dhe u shkarkua 500 milionë herë në të gjithë botën. Madje kompania së fundi njoftoi se vetëm në Mbretërinë e Bashkuar u shkarkua 20 milionë herë./UBTNews