Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për themelimin e Grupit Punues ndërinstitucional për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi se këtë vit do të bëjnë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian sikur që është bërë në Këshillin e Evropës.