Ylli i The Good Place dhe Frozen, Kristen Bell do të shfaqet si zëri i karakterit të animuar Marge në episodin e parë të The Simpsons këtë shtator.
Brian Cox, aktorja e Fargo, Cristin Milioti dhe Timothy Olyphant do të shfaqen gjithashtu në episodin e ri, i cili titullohet The Star of the Backstage.
Detajet e shfaqjes së parë në sezonin e 33-të të The Simpsons u zbuluan në Comic-Con gjatë fundjavës dhe duke folur për Entertainment Weekly, producenti ekzekutiv Matt Selman tha se do të jetë “episodi më muzikor që kemi bërë ndonjëherë”.
Ai shtoi, “Pothuajse muzikë nga muri në mur. Pra është si një muzikal në Broadway i një episodi me të gjitha këngët origjinale”.
Një përmbledhje për episodin thotë, “Marge ka kujtime të mahnitshme të të qenit menaxhere e skenës së muzikalit të saj të shkollës së mesme, Y2K: The Millennium Bug, dhe vendos ta rikthejë atë me të gjithë 20 vjet më vonë për një shfaqje të fundit.
“Por kur ‘kundërshtarja’ e saj e dikurshme e shkollës së mesme vjen në qytet, ajo e kupton se kujtimet e saj të shkollës së mesme nuk janë ato që ajo mendonte se ishin”.
Duke folur në lidhje me Bell që mori një pjesë të këndimit në shfaqje, ai shtoi, “Ne të gjithë e duam zërin e Marge [Julie Kavner] por ky është zëri i këndimit që është i ndryshëm.
“I vetmi vend që Marge këndoi bukur ishte në kokën e saj, kështu që ajo ka një zë magjik duke kënduar që vetëm ne mund ta dëgjojmë. Kur ajo këndon, del bukur, si Kristen Bell”.