Sipas një analize të Nathalie Tocci në gazetën britanike “The Guardian”, Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë procesin e pranimit të anëtarëve të rinj për të siguruar mbijetesen e tij. Pushtimi rus i Ukrainës ka rikthyer në fokus zgjerimin e BE-së, i cili deri më tani kishte qenë një prioritet i ulët. Sipas Tocci, zgjerimi është bërë një nevojë strategjike, dhe faktori kryesor në këtë drejtim është ndikimi i Vladimir Putinit në rajon.
Analiza thekson se ndonëse disa vende të Ballkanit Perëndimor, si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, janë përparuar në procesin e anëtarësimit, përparimi ka qenë i ngadalshëm dhe i kufizuar. Po ashtu, ndërsa këto vende nuk kanë nevojë për BE-në për garanci sigurie për shkak të anëtarësisë në NATO, të tjera si Ukraina, Moldavia, dhe Kaukazi shohin anëtarësimin në BE si një mundësi për të siguruar mbrojtje.
Tocci thekson se është e domosdoshme që BE-ja të angazhohet më shumë për të përshpejtuar integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe për të adresuar probleme të tilla si politikat e zgjerimit të bllokuara nga interesa kombëtare të shteteve anëtare. Sipas saj, është koha që shtetet mbështetëse të BE-së të veprojnë konkretisht për të përshpejtuar procesin dhe për të krijuar mundësi të barabarta për të gjithë aplikantët./UBTNews/