UBT News

“The Devil Wears Prada 2” kalon 620 milionë euro fitime në kinema

Filmi “The Devil Wears Prada 2” po shënon sukses të madh në kinematë botërore, duke arkëtuar mbi 620 milionë euro në arkat globale.

Me këtë rezultat, franshiza ka tejkaluar shifrën prej 900 milionë eurosh fitime, kur llogaritet edhe filmi origjinal “The Devil Wears Prada”, i cili kishte gjeneruar rreth 300 milionë euro.

Që nga premiera në fillim të majit, filmi ka dominuar në kinema, duke mbledhur rreth 200 milionë euro në Amerikën e Veriut dhe 420 milionë euro në tregjet ndërkombëtare.

Në suksesin e vazhdimit ka ndikuar edhe rikthimi i kastit origjinal, ku luajnë Meryl Streep, Anne Hathaway, Emily Blunt dhe Stanley Tucci.

Filmi sjell ngjarjet dy dekada pas historisë së parë, duke ndjekur rikthimin e Andy Sachs në botën e modës dhe revistës “Runway”.

/A.K/

Exit mobile version