UBT News

Thatësira në Spanjë është ‘shqetësim kombëtar’, thotë kryeministri

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez deklaroi se qeveria e konsideron thatësirën si “një nga debatet qendrore politike dhe territoriale të vendit tonë gjatë viteve të ardhshme”.

Viti i kaluar ishte viti më i nxehtë i regjistruar për Spanjën – temperaturat janë rritur me 1.3 gradë Celsius që nga vitet 1960. Ngrohja ishte veçanërisht e dukshme gjatë muajve të verës kur temperaturat mesatare janë rritur me 1.6 gradë.

Një nga rajonet më të prekura aktualisht është Katalonja në verilindje të Spanjës. Rajoni autonom, i cili përfshin qytetin e Barcelonës, është shtëpia e mbi 7.5 milionë njerëzve dhe mund të hyjë në një “emergjencë” të thatësirës këtë shtator, sipas autoriteteve katalane.

Tri vjet thatësira kanë tkurrur nivelet e ujit në rezervuarët që furnizojnë Katalonjën veriore në 27% kapacitet.

Lideri katalanas, Pere Aragones, tha se ky është problemi më i keq me të cilin po përballemi, teksa e quajti atë si një nga “thatësirat më të këqija në 50 vjet”./UBTNews/

Exit mobile version