UBT News

Thatësira katastrofike ka 100 herë më shumë gjasa të jetë shkaktuar nga ndryshimet klimatike

Thatësira e pandërprerë që ka goditur Bririn e Afrikës dhe i ka shtyrë mbi 20 milionë njerëz të përballen me pasiguri akute të ushqimit është shkaktuar nga ndryshimet klimatike, sipas një studimi të ri.

Që nga tetori i vitit 2020, kjo pjesë e Afrikës Lindore, një nga rajonet më të varfëra në botë, është kapluar nga thatësira më e keqe në 40 vjet, për shkak se qe pesë sezone radhazi nuk ka pasur reshje shiu.

Thatësira ka sjellë ndikime katastrofike në zona të mëdha të Kenias, Somalisë dhe Etiopisë: Dhjetëra mijëra kanë vdekur, të korrat janë tkurrur, bagëtitë kanë ngordhur nga uria, si dhe uria kronike dhe pasiguria e ujit po përhapen dhe janë në rritje.

Nëse nuk do të kishte ndryshime klimatike të shkaktuara nga njeriu, kjo thatësirë nuk do të kishte ndikuar.

Kështu thotë studimi i shpejtë që u publikua nga iniciativa World Weather Attribution. Organizata përbëhet nga një ekip shkencëtarësh ndërkombëtarë, të cilët menjëherë pas këtyre ngjarjeve ekstreme të motit, analizojnë të dhënat dhe modelet klimatike për të përcaktuar se çfarë roli luajti ndryshimi i klimës.

Temperaturat më të larta kanë rritur ndjeshëm sasinë e ujit që avullohet nga bimët dhe tokat, sipas studimit, duke shkaktuar humbje të të korrave, ngordhje të bagëtive dhe mungesë uji./UBTNews/

Exit mobile version