Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në mbarë botën. Ky problem ndodh kur sytë nuk prodhojnë sasinë e mjaftueshme të lotëve për t’i mbajtur të lubrifikuar.
Një nga arsyet kryesore që shkakton tharjen e syrit është përdorimi i tepruar i telefonave celularë dhe kompjuterëve. Tharja mund të jetë e parehatshme, pasi shoqërohet me ndjesi djegieje.
Sytë kanë tendencë të thahet në situata të ndryshme, si p.sh.:
Udhëtimi me avion
Qëndrimi në ambiente me ajër të kondicionuar
Ngarja e biçikletës
Qëndrimi për periudha të gjata para kompjuterit
Simptomat e tharjes së syrit mund të përfshijnë:
Kruarje dhe djegie në sy
Sklepa dhe skuqje
Ndjeshmëri ndaj dritës
Ndjesia e pranisë së një lënde të huaj në sy
Lëngëzim i syve
Lodhje e syve dhe mjegullim i shikimit
Kurat natyrale kundër tharjes së syrit
Ekspertët rekomandojnë të pasurohet dieta me ushqime të pasura me acide yndyrore, sidomos omega-3, të cilat ndihmojnë në stimulimin e prodhimit të lotëve. Përveç ushqimit, disa produkte mund të përdoren edhe jashtë për të lehtësuar simptomat:
Vaji i arrës së kokosit
Vaji ka efekt anti-inflamator dhe zbutës. Merrni 2-3 pika e masazhoni zonën përreth syve për 2-3 minuta. Prisni derisa lëkura ta përthithë plotësisht dhe përsëriteni sipas nevojës.
Kastraveci
Vendosja e fetave mbi sy për rreth 15 minuta ndihmon në reduktimin e kruarjeve dhe skuqjes. Kastraveci është një burim i shkëlqyer i vitaminës A, e cila është e rëndësishme për shëndetin e syve.
Kosi
Përmban vitamina D, B dhe A. Konsumimi i rregullt ndihmon në parandalimin e kruarjeve dhe siguron ushqyesit e nevojshëm për sy të shëndetshëm.
Kompresa me ujë të ngrohtë
Mbajtja e kompresave të ngrohta mbi sy për 7-8 minuta ndihmon në stimulimin e qarkullimit të gjakut dhe nxit lubrifikimin natyral të syve.