Edhe presidenti Hashim Thaçi ka reaguar ndaj një dokumenti të publikuar në RTK, ku aludohet se sistemi serb ka ekzekutuar veprimtarin Ukshin Hoti.
Thaçi përmes një statusi në Facebook, duke vlerësuar lart kontributin e Hotit, ka thënë se Kosova ka mijëra qytetarë të pagjetur dhe shteti serb duhet të japë përgjigje e përgjegjësi për fatin e tyre.
Ky është statusi i tij i plotë:
Personaliteti i Ukshin Hotit është monument madhështor i ndërtuar nga filozofia politike dhe fuqia e fjalëve të tij. Ai mbeti deri në fund veprimtar i palëkundur i lëvizjes sonë kombëtare për liri e pavarësi. Me tërë qenien e tij ishte në shërbim të lirisë dhe dinjitetit njerëzor e kombëtar.
Kosova ka mijëra qytetarë të pagjetur dhe shteti serb duhet të japë përgjigje e përgjegjësi për fatin e tyre.
Duhet të japë përgjigje e përgjegjësi edhe për Ukshin Hotin! HTH