UBT News

Thaçi pranon kredencialet nga ambasasdori i Belgjikës, Frederic Maurice

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri jorezident të Belgjikës në Kosovë, Frederic Maurice.

Në takimin njoftues, presidenti Thaçi ka shprehur mirënjohjen e shtetit të Kosovës për mbështetjen e Belgjikës në procesin shtetndërtues të vendit tonë dhe në agjendën evropiane.

Po ashtu, Thaçi ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e saj euroatlantike./UBTNews

Exit mobile version