Kreu i shtetit, Hashim Thaçi ka përkujtuar luftëtarët, Fehmi e Xhevë Lladrovci me rastin e 22 vjetorit të rënies së tyre. Thaçi ka krahasuar Fehmi e Xhevë Lladrovcin me Azem dhe Shotë Galicën.
“Me krenari e kujtoj çdo moment të angazhimit tonë të përbashkët. Sot, në 22 vjetorin e rënies heorike të Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe bashkëluftëtarëve të tyre, Fatime Hetemit dhe Shefqet Zekës, i kujtojmë dhe nderojmë për vizionin, këmbëngulësinë, vendosmërinë dhe përkushtimin për lirinë e Kosovës, për të cilën sakrifikuan edhe jetën.Fehmi dhe Xhevë Lladrovci ishin të palodhshëm dhe të pathyeshëm në rrugën e lirisë. Kështu i njoha dhe kështu përjetësisht do t’i kujtoj.”, shkroi mes tjerash Thaçi në Facebook./UBTNews