Sot janë bërë 110 vjet nga lindja e Shën Nënë Terezës.
Për datëlindjen e 110 të nobelistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – Shën Nënë Tereza ka shkruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai ka thënë se populli ynë i dha botës nënën më të dashur për të gjithë njerëzimin.
“Populli ynë i dha botës nënën më të dashur për gjithë njerëzimin. I dha Shën Terezën, e cila më 26 gusht 1910, para 110 vjetësh, erdhi në këtë botë për t’u bërë simbol i mirësisë së saj. Me shpirtin e saj solidar, me rrugën fisnike dhe kujdesin që tregoi për njerëzit në nevojë, ajo u bë mishërim i vlerave më të mira njerëzore. Shën Tereza është kudo e lartësuar dhe shumë institucione, sheshe e rrugë në botë mbajnë emrin e saj. Me shenjtërimin e Nënës Terezë është shenjtëruar edhe prejardhja shqiptare dhe për bamirësinë e saj do të jetë përjetësisht e admiruar. Si popull i vogël jemi shumë krenarë që i kemi dhënë botës një shenjtore kaq të madhe, siç është Shën Tereza!”, ka shkruar Thaçi.