Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nënshkruar dekretin për tërheqjen e Vlora Çitakut nga misioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Urdhërohet tërheqja e znj. Vlora Çitaku nga pozita e Ambasadores/Shefes së Misionit diplomatik të Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me seli në Washington”, bëhet e ditur në dekretin e Presidentit.
Çitaku njoftoi se do të qëndrojë në këtë post deri në emërimin e një ambasadori të ri.
Çitaku i ishte drejtuar Thaçit me një letër më 24 shtator të këtij viti, me kërkesë për lirimin nga detyra si Ambasadore e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./UBTNews