Kreu i shtetit, Hashim Thaçi ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës”, bashkëluftëtarët e çetave kryengritëse, Hamit dhe Halim Ngucati.
Presidenti potencoi se Hamit dhe Halim Ngucati kanë dhënë kontribut në periudhën midis dy luftërave botërore.
“Me urdhrin “Hero i Kosovës”, për kontributin e dhënë në periudhën midis dy luftërave botërore, dekorova bashkëluftëtarët e çetave kryengritëse, Hamit dhe Halim Ngucati. Pasardhësit e bashkëluftëtarëve të Shotë dhe Azem Galicës, Sadik Ramës etj., si gjithë kombi, duhet të jenë krenarë me të kaluarën tonë të lavdishme.”, shkroi Thaçi në Facebook./UBTNews