UBT News

Thaçi: Kosova qëndron pranë popullit dhe Qeverisë së Turqisë në këtë kohë të vështirë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që e goditi Turqinë. Presidenti Thaçi u shpreh thellësisht i mërzitur, dhe tha se Kosova qëndron pranë popullit turk në këtë kohë të vështirë.

“Thellësisht i pikëlluar nga ngjarja tragjike në Izmir të Turqisë. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurve. Kosova qëndron pranë popullit dhe Qeverisë së Turqisë në këtë kohë të vështirë”, shkroi Thaçi në Twitter./UBTNews

Exit mobile version