UBT News

Thaçi: Kosova ka shënuar progres në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Kosova ka arritur të krijojë infrastrukturë ligjore në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore. Kështu deklaroi ai në ceremoninë solemne me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.

“Si shtet i ri, Kosova ka arritur të krijojë infrastrukturë ligjore që ndihmon në luftimin e trafikimit dhe në rehabilitimin e viktimave. Duhet të punojmë çdo ditë për të siguruar mirëqenie për qytetarët tanë në mënyrë që të mos ketë hapësirë dhe mundësi për zhvillimin e kësaj dukurie negative. Duhet të bashkëpunojmë me vendet fqinje dhe BE-në që të parandalojë shfrytëzimin e Kosovës si rrugë për trafikantët”, deklaroi Thaçi.

Kreu i shtetit deklaroi se Kosova ka bërë progres në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore.

“Në raportet e fundit shihet se Kosova ka bërë proges në të gjitha këto fusha. Eshtë bërë rishikimi i Kodit Penal, gjyqësori ka ulur numrin e rasteve të mbetura, por edhe gjykata supreme ka miratuar udhëzimet e reja për dënime”, deklaroi mes tjerash kreu i shtetit.

Thaçi ftoi të gjitha institucionet që të luftojnë çdo dukuri negative./UBTNews

Exit mobile version