Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale.
“Për të mbrojtur integritetin e Kosovës, duke respektuar partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare unë sot jap dorëheqje nga pozita e presidentit. Ndihem shume krenar për këtë përgjegjësi që e kam bartur. Në këto rrethana të reja ftoj forcat politike që të kenë maturi të mos thellojmë në krizë kushtuese apo institucionale, vendi nuk ka kohë për të humbur, ta ruajmë qetësinë”, deklaroi ai para mediave./UBTNews