Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është paraqitur sot për herë të parë në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë. Gjatë kësaj seance Thaçi i ka hedhur poshtë të gjitha aktakuzat ndaj tij.
Ish-presidenti u vetdeklarua i pafajshëm duke e cilësuar aktakuzën si totalisht të paqëndrueshme.
“Përsëris se aktakuza është e paqëndrueshme, deklarohem i pafajshëm për të gjitha pikat e akuzës dhe i hedh poshtë si të paqëndrueshme”, ka thënë ai./UBTNews