UBT News

Tetë viktima dhe 754 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Tetë persona kanë vdekur dhe 754 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 3 mijë e 900 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 23 mijë e 823.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 146 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 793 mijë e 236 doza të vaksinës.

Deri më sot 808 mijë e 328 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe u dhanë 88 mijë e 988 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./UBTNews

Exit mobile version