Tetë vende evropiane u kanë kërkuar kompanive globale të teknologjisë që të angazhohen në luftën kundër dezinformimit.
“Platformat teknologjike duhet të adresojnë kërcënimin në rritje për demokracitë, që vijnë nga falsifikimet dhe pjesë të tjera dezinformative të gjeneruara nga AI, veçanërisht nga aktorët e huaj armiqësorë”, thuhet në një letër të përbashkët nga kryeministrat e Lituanisë, Moldavisë, Republikës Çeke, Sllovakisë, Estonisë. Letonia, Polonia dhe Ukraina.
“Manipulimi dhe ndërhyrja e informacionit të huaj, përfshirë dezinformimin, po përdoret për të destabilizuar vendet tona, për të dobësuar demokracitë tona, për të penguar anëtarësimin e Moldavisë dhe Ukrainës në Bashkimin Evropian dhe për të dobësuar mbështetjen tonë për Ukrainën në mes të luftës së agresionit të Rusisë”, thuhet në letrën e iniciuar nga Moldavia.
Duke deklaruar se dezinformimi është një nga “armët më të rëndësishme dhe më të gjera”, të “aktorëve armiqësor”, ai u bëri thirrje platformave të teknologjisë të bashkojnë forcat me “qeveritë demokratike dhe shoqërinë civile dhe të punojnë së bashku për të mbrojtur integritetin e informacionit dhe për të siguruar sigurinë e shoqërive tona”./AA/UBTNews/