Tetë persona janë vrarë në shtetin amerikan të Teksasit pasi një makinë goditi një grup në një stacion autobusi pranë një strehe për të pastrehët dhe emigrantët.
Incidenti ndodhi në qytetin Brownsville pranë kufirit meksikan rreth orës 08:30 me orën lokale.
Të paktën pesë persona të tjerë janë plagosur, disa prej tyre në gjendje kritike.
Shoferi është arrestuar dhe akuzuar. Policia e Brownsville thotë se nuk është e qartë nëse incidenti ishte i qëllimshëm./UBTNews/