UBT News

Tetë të vdekur nga COVID-19 dhe 334 raste të reja

Brenda 24 orëve në Kosovë janë raportuar tetë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Ndërkaq bëhet e ditur se janë regjistruar 334 raste të reja nga 1 mijë e 621 mostra të marra.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 157 raste, komuna Gjilan 37 raste, komuna Pejë 26 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Mitrovicë 13 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Obiliq 8 raste, komuna Suharekë 8 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Novobërdë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Malishevë”, njofton Instituti.

Numri total i rasteve pozitive është 20 mijë e 989 nga 98 mijë e 769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 705 raste të vdekjes./UBTNews

Exit mobile version