UBT News

Tetë të vdekur dhe 709 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar tetë raste të vdekjes si pasojë e COVID-19. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (74, 60 vjeç), Prishtinë 2 raste (89, 76 vjeç), Kaçanik 1 rast (76 vjeç), Podujevë 1 rast (70 vjeç), Rahovec 1 rast (62 vjeç), dhe Skenderaj 1 rast (64 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se janë regjistruar edhe 709 raste pozitive me COVID-19 nga 4 mijë e 388 testime.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 242 raste, Gjilan 61 raste, Fushë-Kosovë 60 raste, Pejë 51 raste, Gjakovë 41 raste, Kamenicë 41 raste, Mitrovicë 35 raste, Ferizaj 33 raste, Podujevë 18 raste, Viti 18 raste, Obiliq 16 raste, Vushtrri 12 raste, Skenderaj 11 raste, Prizren 10 raste, Suharekë 10 raste, Drenas 9 raste, Lipjan 9 raste, Istog 6 raste, Novobërdë 6 raste, Klinë 5 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Shtime 3 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik dhe Kllokot.

Ndërsa janë shëruar edhe 385 pacientë, kurse raste aktive janë 11 mijë e 379./UBTNews

Exit mobile version