UBT News

Tetë të vdekur dhe 68 raste të reja me COVID-19

Tetë persona kanë vdekur dhe 68 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 323 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 342.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15 mijë e 617 doza të vaksinës kundër COVID-19./UBTNews

Exit mobile version