Tetë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (76, 70, 49 vjeç), Kamenicë 1 rast (59 vjeç), Lipjan 1 rast (64 vjeç), Pejë 1 rast (77 vjeç), Prishtinë 1 rast (68 vjeç), Skenderaj 1 rast (80 vjeç).
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se nga testimi i 3 mijë e 208 mostrave, rezultuan 345 raste pozitive me COVID-19.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 113 raste, Gjakovë 45 raste, Gjilan 37 raste, Mitrovicë 30 raste, Ferizaj 18 raste, Fushë-Kosovë 18 raste, Podujevë 16 raste, Vushtrri 13 raste, Pejë 10 raste, Prizren 10 raste, Lipjan 7 raste, Skenderaj 6 raste, Dragash 4 raste, Kamenicë 4 raste, Deçan 3 raste, Obiliq 2 raste, Rahovec 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik, Klinë, Malishevë dhe Shtime.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 518 pacientë, kurse raste aktive janë 13 mijë e 763./UBTNews