UBT News

Tetë të vdekur dhe 2 mijë e 236 raste pozitive me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar tetë raste të vdekjes nga COVID-19 dhe janë regjistruar 2 mijë e 236 raste pozitive.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 138 qytetarë, kurse numri i rasteve aktive është 14 mijë e 249.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 22 mijë e 119 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 644 mijë e 212 doza të vaksinës./UBTNews

Exit mobile version