UBT News

Tetë të vdekur dhe 181 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar tetë raste të vdekjes si pasojë e COVID-19. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste (80, 78 vjeç), Drenas 1 rast (67 vjeç), Ferizaj 1 rast (79 vjeç), Istog 1 rast (62 vjeç), Mitrovicë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (83 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se janë regjistruar 181 raste të reja me COVID-19 nga 1 mijë e 2 mostra të marra.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 78 raste, Podujevë 21 raste, Mitrovicë 17 raste, Pejë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Gjilan 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Drenas 5 raste, Ferizaj 5 raste, Prizren 5 raste, Vushtrri 4 raste, Deçan 3 raste, Malishevë 3 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Obiliq 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Klinë, Lipjan dhe Shtime./UBTNews

Exit mobile version