Në komunën e Malishevës janë shëruar tetë pacientë që ishin të prekur me COVID-19, ndërsa është regjistruar një rast i ri.
Komuna e Malishevës njofton se që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 511 raste me COVID-19, prej tyre 406 janë shëruar, 32 kanë vdekur, kurse raste aktive janë 73./UBTNews